PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MH17: Trupat e parë të pajetë pritet të zhvendosen në Holandë
2014-07-23 09:41:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertët mjeko-ligjorë holandezë kanë nisur ekzaminimin e trupave të pajetë të tragjedisë së fluturimit MH17 të "Malaysian Airlines".

Trupat janë zhvendosur me tren në qytetin ukrainas Kharkiv nga vendi i rrëzimit, zonë e kontrolluar nga rebelët në lindje të Ukrainës. Trupat e parë të pajetë pritet të udhëtojnë drejt qytetin holandez, Eindhoven, gjatë ditës së sotme.

Kreu holandez i ekipit mjeko-ligjor, Jan Tuinder, tha se rreth një e treta e afro 300 viktimave nuk është gjetur ende.

"Do të vazhdojmë të kërkojmë derisa viktima e fundit të identifikohet dhe të dërgohet në atdhe. Me aq sa dimë deri tani, kemi numëruar 200 viktima, të tjerët ka të ngjarë që të kenë mbetur në zonën ku ndodhi katastrofa," tha Jan. 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China