PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ahmetaj: "Shpresojmë që Kina do të investojë në zhvillimin e porteve shqiptare"
2014-06-09 10:47:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj tha të dielën në qytetin Ningbo të Kinës lindore se kompanitë kineze janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri, duke shpresuar se Kina do të bëjë investime në zhvillimin e porteve shqiptare.

Sipas ministrit Ahmetaj, eksperienca kineze në menaxhimin e porteve mund t'i shërbente shumë mirë porteve shqiptare, të cilat do të luanin një rol shumë të rëndësishëm për vendet e Europës Juglindore, si pika kapilare të transportit të mallrave drejt Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.

Në mbledhjen në rang ministrash për nxitjen e ekonomisë e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së, Ahmetaj tha:

"Kam diskutuar me autoritetet e qytetit Ningbo për ndërtimin e portit. Porti Ningbo është një nga portet më të mëdha në botë dhe modeli i administrimit është shumë efektiv. E ftoj posaçërisht palën e Ningbo-s të konsiderojë investimin për ndërtimin e portit në Shqipëri, kjo do të jetë në favor të Shqipërisë dhe të ndërmarrjeve kineze."

Të dielën përfundoi në qytetin bregdetar kinez Ningbo, mbledhja në rang ministrash e nxitjes së ekonomisë e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së, ku ministrat e tregtisë të 16 vendeve të EQL-së dhe të Kinës shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e tregtisë, nxitjen e ekuilibrimit të tregtisë, shtimin e investimeve reciproke, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, zgjerimin e rrugëve të financimit dhe për shtimin e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës. (Fani/Albana)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China