PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Britania vazhdojnë shkëmbimet kulturore të nivelin të lartë
2014-04-24 16:36:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe: 对话---Duì huà---Dialog

Kina dhe Britania u angazhuan të mërkurën të zgjerojnë më tej bashkëpunimin kulturor dhe atë shëndetësor, sidomos në arsim, teknologji, sport dhe të rinjve.

Në Pekin u mbajt të mërkurën Konferenca e dytë e sistemit të shkëmbimeve kulturore të nivelin e lartë midis Kinës e Britanisë. Më herët, kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij britanik David Cameron shkëmbyen mesazhe urimi.

Këtë vit konferencën e bashkëdrejtoi zv-kryeministrja e Kinës Liu Yandong. Ajo kujtoi rezultatet e bashkëpunimit në arsim dhe teknologji pas pas Konferencës së parë të vitit 2012.

"Numri i studentëve kinezë që mësojnë në Britani i kalon të 100 mijtë duke zënë 50% të numrit të studentëve kinezë që mësojnë në vendet e BE-së. Ndërsa 5 mijë studentë nga Britania mësojnë në Kinë. Në fushën arsimore, qeveritë e dy vendeve vendosën të investojnë 200 milionë paund me themelimin e "Fondit të Përbashkët të Shkencës së Krijimit të Risive". Ne duam të forcojmë bashkëpunimin në fushën e kërkimit dhe të shfrytëzimit të hapësirës, të energjisë bërthamore civile, të energjisë së re etj. Në fushën kulturore, gjatë dy viteve të dy palët organizuan mbi 500 aktivitete të ndryshme të shkëmbimeve," tha zv-kryeministrja e Kinës Liu Yandong.

Bashkëkryetari i konferencës, ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt tha se shkëmbimet kulturore luajnë dukshëm rol të drejtë për forcimin e mirëkuptimit dhe të miqësisë midis popujve të dy vendeve. Ne duhet të respektojnë, të mësojnë dhe të zgjerojnë më tej shkëmbimet në fushën kulturore.

"Ne nuk mund të lejojmë që dallimet të ndikojnë në marrëdhëniet tona. Konsensusi është një qëllim i përbashkët, që duhet përdorur për të kërkuar mjedis të qëndrueshëm ndërkombëtar dhe për të përmirësuar jetët e njerëzve duke promovuar sistemin e tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ne nuk duhet të forcojmë vetëm lidhjen ekonomike, por edhe të forcojmë miqësinë e mirëkuptimin reciprok midis popujve të dy vendeve."

Në këtë konferencë, u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e kinemasë, marrëveshja kornizë për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit në arsim dhe memorandumi për zhvillimin e industrisë së artit dhe të shkëmbimeve mes të rinjve.

Zv-kryeministrja Li Yandong, u shpreh se tani nën kornizën e sistemit të shkëmbimeve kulturore ka mbi 100 aktivitete, dhe në të ardhmen, do të forcohet bashkëpunimi për arsimin, krijimin e risive shkencore, shkëmbimeve kulturore, dialogut mbi shëndetësinë.  (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China