PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Jugut, rritet në 162 bilanci i të vdekurve
2014-04-24 11:06:19 CRI Komenti juaj Printoni

Vazhdon të rritet bilanci i të vdekurve nga mbytja e anijes jugkoreane Sewol. Deri të enjten në mëngjes bilanci shkoi në 162, ndërsa 140 të tjerë konsiderohen ende të humbur.

Ambasada kineze në Seul konfirmoi gjetjen e trupit të tretë, nga katër kinezë që ndodheshin në bordin e anijes.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar 200 anije dhe mbi 30 avionë. Gjithashtu për kërkimin e trupave po përdoren edhe robotë nënujorë.

Me rritjen e numrit të viktimave, kërkohet mbyllja sa më shpejt e operacionit të kërkim shpëtimit, ndërsa më shumë njerëz duan të dinë të vërtetën. Të enjten, prokurorët e Koresë së Jugut dhe polica miratuan fillimin e një hetimi të përbashkët që përfshin të paraburgimin e tre anëtarëve të rinj të ekuipazhit. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China