PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina mohon se Diaoyu janë pjesë e traktatit ShBA-Japoni
2014-04-24 09:43:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës thotë se aleanca midis ShBA-së dhe Japonisë nuk duhet të nënvlerësojë sovranitetin territorial dhe të drejtat legjitime të Kinës.

Komentet erdhën pasi presidenti amerikan Barack Obama tha se ishujt Diaoyu janë pjesë e një traktati sigurie të nënshkruar midis Tokios dhe Uashingtonit gjatë Luftës së Ftohtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Qin Gang:

"Ajo që dua të theksoj është se e ashtuquajtura aleanca ShBA – Japoni është një marrëveshje dypalëshe e Luftës Ftohtë dhe nuk duhet të dëmtojë sovranitetin territorial të Kinës dhe të drejtat e saj legjitime. Ne kundërshtojnë me vendosmëri përfshirjen e ishujve Diaoyu në traktatin japonez të sigurisë. ShBA-ja duhet të respektojnë faktet dhe të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm duke vepruar në përputhje me premtimin e saj për të mos mbështetur asnjë palë në çështjet e mosmarrëveshjeve territoriale," tha Qin.

Qin thotë se qëndrimi i Kinës mbi ishujt Diaoyu është i qartë, pasi Kina mban sovranitetin e pakontestueshëm mbi ta.

Ai tha gjithashtu se provokimet e Japonisë mbi këtë çështje janë të pajustifikuara.

Japonia i pushtoi ishujt Diaoyu gjatë Luftës Kino-Japoneze në vitin 1895, por territori iu kthye Kinës pas Luftës së Dytë Botërore. (Leftion peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China