PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurozonë, deficiti buxhetor shënon rënie
2014-04-24 19:29:38 CRI Komenti juaj Printoni

Statistikat e reja tregojnë se deficiti buxhetor në 17 vendet e Eurozonës gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar u ul nën objektivin e përcaktuar.

Pakësimi i kërkesës për huamarrje tregon se shkurtimet e shpenzimeve në zonën e monedhës së përbashkët europiane më në fund po e ngadalësojnë rritjen e borxheve qeveritare.

Megjithatë, analistët janë duke paralajmëruar se këto borxhe nuk mund të bien shpejt pa nivele më të larta të rritjes ekonomike dhe inflacionit.

Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare ra në 2.6 për qind të GDP-së në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Kjo shënon rënien e parë nën 3 për qind që prej tremujorit të tretë të vitit 2008.

Ekonomia e Eurozonës filloi përsëri të rritet në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China