PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tjetër referendum në Ukrainë, Kievi rinis operacionin anti-terrorist
2014-04-23 10:06:24 CRI Komenti juaj Printoni

Një tjetër operacion anti terrorist ka filluar në Ukrainën Lindore, pasi autoritetet në "Republikën Popullore të Donetskut", vendosën organizimin e një referendumi më 11 maj.

Kryetari i parlamentit dhe presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksander Turchynov, i kërkoi ushtrisë dhe policisë të rifillojnë "operacionin anti-terrorist" në rajonet lindore të vendit.

Të martën, presidenti Turchynov dhe kryeministri Arseniy Yatsenyuk u takuan përkatësisht me nën presidentin amerikan Joseph Biden.

Në konferencën përbashkët të shtypit më vonë, Biden u shpreh e se ShBA-ja nuk do të pranojë kurrë "pushtimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia", ndërsa theksoi se Uashingtoni do të përpiqet për një Ukrainë të bashkuar.

Biden u shpreh se ShBA-ja planifikon t'i japë Ukrainës një fond ndihme prej 50 milionë dollarësh. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China