PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit të forcave detare
2014-04-23 10:04:11 CRI Komenti juaj Printoni

Komandanti i Përgjithshëm i Marinës në Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, Wu Shengli bëri thirrje për thellimin e besimit mes udhëheqësve të forcave detare të vendeve të ndryshme, të shmangin përllogaritjet e gabuara dhe të menaxhojnë konfliktet. Wu e bëri këtë apel të martën gjatë Simpoziumit Detar të vendeve të Paqësorit Perëndimor (WPNS), që zhvillon punimet në qytetin port kinez të Qingdaos.

Sipas tij duhet të institucionalizohen shkëmbimet e vizitave mes drejtuesve të forcave detare, të shtohet dialogu, shkëmbimet e përvojave si dhe të konsolidohet besimi i ndërsjelltë. Kreu i Forcave Detare të Kinës bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit, duke përfshirë dhe operacionet e emergjencës dhe të shpëtimit. Si dëshmi e këtij bashkëpunimi ai përmendi koordinimin e punës mes forcave detare të vendeve të Paqësorit Perëndimor, gjatë operacioneve të kërkimit të avionit të humbur MH370 dhe gjatë mbytjes së tragetit jugkorean ditët e fundit.

Kjo është hera e parë që Kina, një nga 12 vendet anëtare dhe themeluese të Simpoziumit Detar të Paqësorit Perëndimor, bëhet mikpritëse e këtij takimi. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China