PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trupat amerikane, stërvitje njëmujore në Europën Lindore
2014-04-23 10:02:58 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth 600 trupa të Ushtrisë amerikane pritet të mbërrijnë në Poloni dhe në tre vende balltike në ditët e ardhshme për nisjen e një stërvitjeje ushtarake, njoftoi të martën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ky veprim konsiderohet si një hap që synon të sigurojë aleatët e NATO-s, në një kohë kur kriza në Krime vazhdon.

Rreth 150 ushtarë të Ushtrisë amerikane "173rd Airborne Brigade Combat Team" me bazë në Vicenza të Italisë, do të mbërrijnë në Poloni të mërkurën për nisjen e stërvitjes së përbashkët me trupat polake. Gjithashtu, rreth 450 trupa të tjera nga i njëjti grup ushtarak do të mbërrijnë më vonë në Lituani, Letoni dhe Estoni për stërvitje të ngjashme.

Trupat do të vendosen në këto 4 vendet deri në 28 prill dhe ushtrimet do të zgjasin për afro një muaj, njoftoi Kirby nëpërmjet një konferencë shtypi në Pentagon.(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China