PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bilanci i të vdekurve shkon në 121 nga mbytja e anijes jugkoreane
2014-04-23 11:17:27 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i trupave të nxjerrë nga anija e mbytur në ujërat jugkoreane arriti në 121, ndërsa zhytësit vazhdojnë të kërkojnë brenda mjetit.

Deri tani, 181 veta, përfshirë dy kinezë, vazhdojnë të rezultojnë të humbur. Trupat e dy kinezëve të tjerë u nxorën nga anija.

Numri i njerëzve të shpëtuar mbetet i pandryshuar 174, që nga dita e mbytjes.

Vetëm të martën u nxorën 36 trupa.

Zyrtarët thonë se shumica e trupave janë gjetur në katin e tretë dhe të katërt të anijes, ku shumica e pasagjerëve ishin mbledhur.

Deri tani është arrestuar kapiteni dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Katër nga anëtarët e ekuipazhit dolën para gjykatës vendore të martën. Ata janë nën hetim për mos përmbushjen e detyrës së tyre dhe mos garantimin e evakuimit të sigurtë të pasagjerëve.

Shin është njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit.

"Ne u mblodhën të gjithë pasi trageti nisi të anohej dhe së pari kapiteni u përpoq ta sillte në pozicionin fillestar, por pajisjet nuk punonin. Pas kësaj kapiteni vendosi të raportonte situatën, dhe dislokoi varkat e shpëtimit, anija ishte shumë e anuar dhe nuk mundi t'ia dilte." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China