PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Palestina shqyrton mundësinë e shpërndarjes së Autoritetit Kombëtar
2014-04-21 10:17:45 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar palestinez deklaroi të dielën se Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) do të diskutojë në mbledhjen e Këshillit Legjislativ që do të zhvillohet më 26 prill, për masat që duhen marrë pas dështimit të bisedimeve të paqes, duke përfshirë edhe shpërndarjen e mundshme të Autoritetit Kombëtar Palestinez.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OÇP-së Abu Yousef tha se një prej mundësive që po shqyrton presidenti Mahmud Abas është shpërndarja e Autoritetit Kombëtar Palestinez. Në këtë mënyrë, sipas tij, Palestina do të bëhet një vend i pushtuar, gjë që do të shtojë trysninë ndërkombëtare ndaj pushtimit izraelit.

Zëdhënësi i presidencës palestineze Nabil Abu Rudaina e konfirmoi lajmin, por theksoi se shpërndarja e Autoritetit Kombëtar është një prej shumë masave që po shqyrtohen dhe se deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China