PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rouhani, ushtria e Iranit e gatshme për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi
2014-04-18 19:27:09 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat e Armatosura të Iranit janë të gatshme për t'ju përgjigjur me vendosmëri "çdo kërcënimi të mundshëm të armikut," tha presidenti Hassan Rouhani gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Ushtrisë.

Irani nuk do të sulmojë kurrë ndonjë vend, por do të mbrojë me vendosmëri kufijtë e tij "kundër çdo agresioni të huaj," tha ai, duke shtuar se "Forcat e Armatosura të Iranit mbështesin stabilitetin në rajon" dhe nuk janë kërcënim për ndonjë nga fqinjët.

Të gjitha shtetet e rajonit mund të mbështeten te Forcat e Armatosura të Iranit për sigurinë dhe politikat e tyre të pavarura, shtoi Rouhani.

Njësitë e ndryshme të ushtrisë iraniane organizuan parakalime në ceremoni për të treguar arritjet e fundit ushtarake. Një mori e raketave dhe lëshuesve të tyre, avionë pa pilot, avionëve luftarakë dhe sistemet e radarëve ishin në mesin e pajisjeve ushtarake ekspozuara. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China