PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukraina kufizon hyrjen e shtetasve rusë në territorin e saj
2014-04-18 19:23:23 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritete ukrainase njoftuan ndalimin e përhoshëm të hyrjes në territorin shtetëror të shtetasve rusë meshkuj nga 16 deri në 60 vjeç. Zëdhënësi i Drejtorisë së Shtetërore të Shërbimeve dhe Kufirit, Oleg Slobodyan, tha të enjten se masa kufizuese i shërben parandalimit të provokimeve.

Po të enjten, tre shtetas rusë që udhëtonin nga Moska në drejtim të Odessa-s me kompaninë ajrore ruse 'Siberia', nuk u lejuan të hynin në Ukrainë dhe u kthyen në Moskë. Nga ana tjetër, kompania e hekurudhave e Rusisë tha se nuk kishte marrë njoftim mbi kufizimin e hyrjes së shtetasve rusë në Ukrainë.

Në një reagim, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha pas përfundimit të bisedimeve të Gjenevës, mekanizmi kufizues është diskriminues ndaj shtetasve rusë.

Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi një shpjegim zyrtar mbi këtë masë, ndërsa kërcënoi me zbatimin e reciprocitetit në këtë drejtim. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China