PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konferenca e Gjenevës miraton deklaratën mbi Ukrainën
2014-04-18 20:06:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 声明---Shēng míng---Deklaratë

Të enjten në Gjenevë, u zhvilluan bisedimet 4-palëshe mbi problemin e Ukrainës, në të cilat morën pjesë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Ukraina dhe Bashkimi Evropian. Kjo është përpjekja e parë diplomatike e komunitetit ndërkombëtar për zbutjen e tensionit në Ukrainë. Në takim u miratua një deklaratë e përbashkët, ku 4 palët ranë dakord që të marrin masa për zbutjen e tensionit në Ukrainë.

Bisedimet u zhvilluan me propozimin e Uashingtonit dhe në to ishin të pranishëm sekretari amerikan i shtetit John Kerry, komisionerja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Catherine Ashton, ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov dhe përfaqësuesi i Ukrainës me detyrën e ministrit të jashtëm Andriy Deshchytsia. Pas bisedimeve të ditës së parë, katër palët arritën një deklaratën e përbashkët, ku i kërkojnë Ukrainës dhe Rusisë të ndërmarrin veprime për zbutjen e gjendjes së përkeqësuar në Ukrainë. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe komisionerja e lartë e BE-së Catherine Ashton zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp, ku prezantuan deklaratën e përbashkët.

John Kerry tha: "Ramë dakord që të gjitha palët duhet të ndalojnë dhunën,kërcënimet dhe provokimet, të ndalet veprimtaria e të gjitha organizatave ilegale të armatosura, të tërhiqen personat e armatosur nga ndërtesat publike dhe ato t'i kthehen normalitetit, si dhe të tërhiqen nga të gjitha rrugët, sheshet dhe qytetet që kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme."

Në deklaratë nënvizohet se një mision i vëzhguesve të OSBE-së do të asistojë qeverinë ukrainase dhe organet lokale të zbatojnë masat për zbutjen e tensionit në Ukrainë. SHBA-ja, BE-ja dhe Rusia do të vazhdojnë të mbështesin punën e vëzhguesve. Sipas deklaratës, palët duhet të garantojnë një proces transparent dhe me përgjegjshmëri për reformat kushtetuese në Ukrainë. Për këtë, duhet të formohet menjëherë një institucion për dialog mes kombësive, ku duhet ti kushtohet vëmendje opinionit publik për amendimet kushtetutese. Përveç këtyre, në bisedimet e Gjenevës nuk u përmend shtimi i sanksioneve ndaj Rusisë.

Përfaqësuesja ei lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Ashton nxiti palët të ndërmarrin veprime konkrete për të zbatuar deklaratën e përbashkët. Ajo tha: "Bisedimet e sotme ishin shumë të sinqerta, konstruktive për të ndërmarrë masa praktike që zbutin tensionin në Ukrainë. Ramë dakord për një sërë hapash konkrete dhe masat përkatëse do të zbatohen menjëherë. Është e vërtetë që deklarata me shkrim është e rëndësishme, por shpresojmë më shumë që kjo mund të zbatohet me veprime. Dëshirojmë që të gjitha oblektivat të realizohen."

Përveç konferencës së përbashkët të shtypit të Kerry-t dhe Ashton-it, edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe përfaqësuesi i Ukrainës me detyrën e ministrit të Jashtëm Andriy Deshchytsia shtjelluan para medieve qëndrimin e tyre mbi gjendjen e tanishme në Ukrainë.

Lavrovi vuri në dukje se nëse qeveria aktuale ukrainase pretendon se përfaqëson interesat e të gjithë ukrainasve, duhet medoemos të tregojë një qëndrim aktiv për të dëgjuar me vëmendje banorët e krahinave të ndryshme dhe të zhvillojë dialog me ta. "Rusia absolutisht nuk dëshiron të dërgojë trupa në territorin e një vendi mik dhe me kombësi vëllezërore, si Ukraina. Kjo është kundër interesave thelbësore të Rusisë," tha Lavrov.

Nga ana e tij ministri i jashtëm në detyrë i Ukrainës Andriy Deshchytsia përshëndeti deklaratën dhe theksoi se objektivat e saj duhet të zbatohen brenda ditëve të ardhshme. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China