PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vijojnë kërkimet nënujore për avionin e zhdukur MH370
2014-04-17 09:40:57 CRI Komenti juaj Printoni

Nëndetësja robot "Bluefin-21" është lëshuar përsëri në ujërat e Oqeanit Indian, ku ka zhvilluar kërkimet ditët e fundit.

Autoritetet thonë se deri tani nuk është gjetur asgjë nga avioni i fluturimit MH370.

Në kërkimet e djeshme u përfshinë edhe 14 avionë, megjithëse autoritetet australiane thonë se ka ardhur koha që operacionet në sipërfaqe të pakësohen.

Ekipet ndërkombëtare kanë ngushtuar zonën e kërkimit në jug të Oqeanit Indian pas kapjes së disa sinjaleve që mendohet të jenë nga "kutia e zezë".

Që prej disa ditësh nuk është kapur asnjë sinjal i ri, duke rritur frikën se bateritë mund të kenë skaduar. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China