PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, plan për kontrollin e ndotjes së tokës dhe ujërave
2014-02-12 15:51:16 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 环境治理---Huánjìng Zhìlǐ---Përmirësimi ekologjik

Në ditët e sotme në Kinë i kushtohet vëmendja të gjerë mbrojtjes së mjedisit. Në vitin 2013, puna për kontrollin e ndotjes së ajrit ka pasur progres të madh. Në vitin 2014, pritet të zbatohet 'Plani i Kontrollit të Ndotjes së Tokës dhe Ujërave', për të vazhduar përmirësimin ekologjik në vend.

Në vitin 2013, suksesi më i madh në fushën e mjedisit është nxitja kontrollit të ndotjes së ajrit. Në fillim të vitit 2013, ndotja e ajrit pati shtrirje të madhe, duke ndikuar seriozisht jetën e njerëzve.

Shtatorin e kaluar, Këshilli i Shtetit i Kinës nxori Planin e Veprimit të Kontrollit të Ndotjes së Ajrit, ku janë paraqitur 35 masa në 10 fusha. Deri tani, këto masa po zbatohen në rajonet e ndryshme të vendit.

Në rajonet rreth Pekinit, Shangait dhe Guangzhou-t, ku problemet e ndotjes janë më serioze, duhet të ndërmerren masa për kontrollin e sasisë së grimcave PM 2.5. Në rajonet e tjera, kërkohet kontrolli i grimcave PM10. Për rajonet rreth Pekinit, ku ka ndotje e ajrit është më serioze, kërkohet pakësimi me 25% i grimcave PM 2.5. Masat përfshijnë uljen e konsumit të qymyrgurit në Pekin me 13 milionë tonë, në Tianjin me 10 milionë tonë dhe në provincën Hebei me 40 milionë tonë.

Plani i Veprimit për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit nxiti uljen e konsumit të qymyrgurit, eliminimin e makinave të vjetra dhe kontrollin e ndotjes industriale. Në të njëjtën kohë, ky plan nxiti rregullimin e strukturës ekonomike në rajone të ndryshme.

Sipas zv-ministrit të Mbrojtjes së Mjedisit Zhai Qing, thotë se pas kontrolleve të shumtë janë publikuar direkt rezultatet për vendet e ndotura. Vitin e kaluar, në mbarë vendin, janë trajtuar 1523 çështje të shkeljes së ligjeve të mjedisit, duke frenuar veprimet e paligjshme mbi mjedisin.

Megjithëse është arritur progres në kontrollin e ndotjes së ajrit, duhet t'i kushtohet vëmendja ndotjes së ujit dhe tokës. Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit njoftoi më 11 shkurt se në Kinë, sasia e ujit të ndotur është jashtëzakonisht e madhe. Disa specialistë parashikojnë se nëse ndotja e ujit pakësohet me 30% deri 50%, mjedisi ujor do të ketë ndryshim thelbësor.

Zv-ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Zhai Qing theksoi se në vitin 2014, Kina do të nxjerrë 'Planin e Veprimit për Kontrollin e Ndotjes së Ujit'.

"Ne po hartojmë një plan që synon përmirësimin e mjedisit ujor. Së pari, duhet të zhvillohen kontrolle në rajonet me ndotje serioze. Së dyti, duhet mbrohen lumenjtë dhe liqenet për të shmangur ndotjen. Do të merren tre masa: së pari, pakësimi i lëshimit të materialeve industriale, administrimi i lëshimit të mbetjeve nga qytetet dhe përmirësimi i mjedisit ujor në lumenj dhe liqenet e fshatrave," theksoi Zhai.

Ndërkohë për ndotjen e tokës, Ministria e Tokës dhe Burimeve thotë se deri tani, 10% e tokës së punueshme është ndotur nga metale të rëndë. Për këtë problem, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit njoftoi se po harton 'Planin e Veprimit për Kontrollin e Ndotjes së Tokës'. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China