PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin-Promovohet turizmi në Shqipëri
2013-10-25 10:11:44 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e Shqipërisë në Pekin organizoi të enjten një veprimtari për promovimin e turizmit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencinë turistike "Beijing Royal International Agency". Veprimtaria e zhvilluar në ambjentet e ambasadës, mblodhi të ftuar nga shoqata kineze e turizmit, shoqata e miqësisë Kinë-Shqipëri dhe përfaqësues të medias. Ambasadori Kujtim Xhani në fjalën përshëndetëse vuri në dukje interesimin në rritje të kompanive kineze për njohjen e tregut të turizmit në Shqipëri.

Ndër të tjera ai nënvizoi marrëdhëniet shumë të mira ndër vite mes dy vendeve. Sipas ambasadorit këto marrëdhënie janë zgjeruar pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe në fushën e turizmit në vitin 2011 si dhe të protokollit mes Agjencisë kombëtare te turizmit të Kinës dhe Shqipërisë në 2012. Përmirësimi i regjimit të vizave ndikon në shtimin e turistëve kinezë në Shqipëri,tha ambasadori Xhani. Nga viti 2010 qytetarët kinezë me vizë Shengen, mund të vititojnë Shqipërinë pa vizë.

Ndërsa përfaqësuesja e agjencisë turistike "Beijing Royal International Agency" bëri një ekspoze të udhëtimeve turistike që kjo agjenci ka organizuar në Shqipëri. Nën moton "Shqipëria, një dashuri e re mesdhetare" kjo agjenci kineze ofron për turistët një paketë turistike me destinacion Shqipërinë.

Sipas përfaqësueses, vizita e turistëve kinezë në Shqipëri është njëjavore dhe përfshin Krujën, Beratin, Sarandën, Gjirokastrën dhe Tiranën.

Në mbyllje të veprimtarisë disa nga të ftuarit treguan eksperiencat e tyre gjatë vizitave turistike në Shqipëri.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China