PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Drama kineze do të shfaqet në skenën gjermane
2013-07-23 19:53:41 CRI Komenti juaj Printoni

Drama kineze "Të jetosh" do të shfaqet në dy teatro gjermane, si pjesë e veprimtarive për "Vitet e gjuhëve kineze e gjermane 2013-2014," bëri të ditur të martën Teatri Kombëtar i Kinës.

Drama, e cila tregon historinë e Xu Fuguit, që përjeton ulje dhe ngritje përgjatë jetës së vet, do të ngjitet në skenën e Teatrit "Thalia" të Hamburgut më 4 dhe 5 shkurt të vitit 2014 dhe të Teatrit Gjerman në Berlin më 8 dhe 9 shkurt.

"Të jetosh", e përshtatur nga një roman i shkrimtarit kinez Hua Yu, pasqyron botëkuptimin e kinezëve gjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit.

Dy drama gjermane do të luhen në Teatrin Kombëtar të Kinës në shtator të këtij viti. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China