PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Takimi Kinë-Europë Qendrore e Lindore në Chongqing
2013-07-01 19:28:34 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi dyditor i drejtuesve të pushtetit lokal të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore do të zhvillohet të mërkurën në qytetin Chongqing të Kinës jugperëndimore.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë për shtyp të organizuar të hënën nga Zyra e Informacionit e Bashkisë së Chongqing-ut.

Sipas zëdhënësit Tang Wenit, deri më tani, janë regjistruar 293 përfaqësues nga 53 provinca dhe qytete të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Përveç tyre, në takim do të jenë të pranishëm edhe mbi 700 pjesëmarrës nga 16 provinca, ministri dhe kompani kineze.

Shqipëria do të përfaqësohet nga ambasadori Kujtim Xhani dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Gjithashtu do të organizohen një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozita fotografike e shfaqjen e filmave që njihen nga publiku kinez, si ai shqiptar "Ngadhënjim mbi vdekjen".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China