PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liu Yunshan, takim me liderë partiakë europianë
2013-04-22 20:22:27 CRI Komenti juaj Printoni
Anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Liu Yunshan u takua në qytetin Suzhou me përfaqësues europianë që marrin pjesë në Forumin e 4-t Ndërpartiak Kinë-Europë.  

Në takim, z. Liu vuri në dukje se Kina dhe Europa po thellojnë lidhjet, po shtojnë interesat e përbashkëta dhe po presin që të kenë një perspektivë më të mirë bashkëpunimi. Ai shprehu dëshirën që pjesëmarrësit në forumin e sivjetshëm të paraqesin më shumë propozime konstruktive në të mirë të zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve kino-europiane.  

Ndërsa përfaqësuesit e palës europiane shprehën së pari në këtë takim ngushëllime për viktimat nga tërmeti në distriktin Lushan të provincës Sichuan dhe vlerësuan punën efektive të shpëtimit të qeverisë kineze. Ata shfaqën dëshirën për të forcuar më tej shkëmbimet ndërpartiake me palën kineze, për çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe.

(Çan Jean/Artani)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China