PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina gati të lëshojë anijen kozmike "Shenzhou Nr 8"
2011-10-31 20:12:28 cri komenti juaj Printoni

Kina është gati të lëshojë të martën anijen kozmike "Shenzhou Nr 8", e cila do t'i bashkohet laboratorit kozmik "Tian Gong Nr 1", sipas Wu Ping, zëdhënëse e Programit Inxhinierik Hapësinor kinez me pilot.

"Shenzhou Nr 8", do të lëshohet nga shkretëtira e Gobit të martën herët në mëngjes në orën 5:58, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Lëshimi në hapësirë i "Shenzhou Nr 8", vjen pas një periudhe provash dhe funksionimi normal i laboratorit kozmik "Tian Gong Nr 1", i cili tani sipas autoriteteve plotëson kushtet e bashkimit.

Sipas zëdhënëses, Wu Ping, anija kozmike "Shenzhou Nr 8" ka pësuar përmirësime dhe është e gati t'i bashkohet laboratorit kozmik "Tian Gong Nr 1". Pas bashkimit, anija kozmike mund të qarkullojë për 180 ditë.

Pajisjet për eksperimente në hapësirë janë zhvilluar së bashku nga Kina dhe Gjermania. Shkencëtarë nga të dy vendet do të bashkëpunojnë në 17 projekte hapësinore. (Shy Guan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China