PËR NE 
NA KONTAKTONI
     
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Ekonomi | Kulturë | Turizëm | Kinë-Shqipëri | Argëtim | Shoqëri | Në fokus | Revista "Dritare" | Faqja e vjetër
Presidenti haitjan falënderon Kinën për ndihmën
2010-02-08 18:21:34 cri komenti juaj Printoni

Më 7 shkurt sipas kohës vendore, presidenti i Haitit Rene Preval u takua me Wang Shuping-un, përfaqësuesin e Zyrës së Zhvillimit Tregtar të Kinës në Haiti, dhe i shprehu falënderime për ndihmën e Kinës pas rënies së tërmetit në Haiti.

Prevali shprehu një mesazh ngushëllimi edhe për 8 paqeruajtësit kinezë që humbën jetën gjatë kësaj fatkeqësie.

Ai tha: "Falënderoj shumë ekipin e shpëtimit ndërkombëtar dhe skuadrën e shpëtimit mjekësor të Kinës për ndihmën e madhe që na kanë dhënë. Ditët e fundit skuadra mjekësore kineze ka krijuar qendrën e lëvizshme mjekësore afër Port-o-Prinsit, e cila luan rol të rëndësishëm për punën e mjekimit pas tërmetit. "

Prevali shtoi se tani pothuajse ka përfunduar periudha e shpëtimit dhe rimëkëmbja ekonomike është puna kryesore në fazën vijuese. Ai mirëpriti ndërmarrjet kineze të angazhohen aktivisht në punën e rindërtimit dhe të investojnë në Haiti. (Wang Xianya)

Webradio
 
  Ku dhe kur t na dgjoni
Komenti im
Forum


Cili është ndikimi i krizës në Greqi mbi ju?


Si të zhvilloni biznes fitimprurës në Kinë?

Artikuj top
Rubrika top
Foto top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China