PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët: Investimet kineze në Brazil, jetike
2015-05-29 20:44:44 CRI Komenti juaj Printoni
Vizita e fundit e kryeministrit kinez Li Keqiang në Brazil do të çojë në investime të mëdha, jetike për rritjen e ekonomisë së këtij vendi të Amerikës së Jugut, kanë thënë ekspertët vendorë.

Vizita e Li Keqiang-ut në Brazil është "shumë e rëndësishme" dhe gjatë saj janë nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fusha si aviacioni, manifaktura, energjia elektrike, minierat dhe përpunimi i ushqimit, u shpreh Paulo Wrobel, kërkues në Qendrën për Politikat e BRICS-it.

Gjatë qëndrimit në Brazil, Li gjithashtu njoftoi krijimin e një fondi të veçantë prej 30 miliardë dollarësh amerikanë për të mbështetur bashkëpunimin në kapacitetet prodhuese midis Kinës dhe Amerikës Latine.

Claudio Frishtak, nga kompania e konsulencës "Inter B", i tha gazetës " O Globo" se investimet kineze do t'i japin shtysë ekonomisë braziliane që po kalon një ngadalësim.

Ekspertët brazilianë gjithashtu folën pozitivisht për projektin e hekurudhës transkontinentale që lidh bregdetin e Atlantikut të Brazilit me bregdetin e Paqësorit të Perusë.

Ky plan ambicioz do të shkurtojë rrugët e transportit dhe prej tij do të përfitojnë bizneset logjistike, u shpreh po për të përditshmen "O Globo" Paulo Resende i Fondacionit "Dom Cabral".

Duke kaluar nëpër malet e Andeve, "largësia me Europë do të përgjysmohet dhe me Kinën do të ulet me një të tretën," tha ai.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China