PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kamboxhia kujton krimet e Kmerëve të Kuq
2015-05-22 16:20:24 CRI Komenti juaj Printoni

Qindra njerëz u mblodhën në fushat famëkeqe të vrasjes të Kamboxhia këtë javë më 20 maj për të kujtuar viktimat e ekzekutuar nga regjimi i Kmerëve të Kuq.

Afro 2.2 milion njerëz thuhet se u vranë nga revolucioni ulrta maoist gjatë viteve 1975-1979.

Në "Fushat e Vrasjes" të Choeung Ek, afro 15 kilometra nga kryeqyteti i Kamboxhias Phnom Penh familjarë të viktimave japin dhurata në ditën e përcaktuar si 'Dita e Urrejtjes'. Çdo 20 maj, njerëzit nxjerrin inatin ndaj ish-udhëheqësit Pol Pot dhe regjimit të tij ndërsa mbahen ceremoni për të mbajtur gjallë ndërgjegjësimin mbi historinë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

"Erdha këtu sot për t'i dhënë para dhe ushqim atyre që u vranë gjatë regjimit të Pol Pot-it dhe të gjithë atyre që vdiqën më pas, (dhe për ata) të marrin dhurata tona dhe bekimet për fat të mirë," tha 63-vjeçarja Lon Kalyan.

Studentë nga Universiteti Mbretëror i Arteve të Bukura riprodhuan skena të tmerrshme që mbizotëruan gjatë sundimit të Pol Pot-it.

Më 25 dhjetor të vitit 1978 Vietnami e pushtoi Kamboxhian dhe i fund regjimit vrastar.

"Riprodhimi i këtyre skenave më kujtoi trishtimin dhe shumë vuajtje, sepse kam jetuar me kaq shumë pengesa deri më sot. Mbaj mend të gjitha vuajtjet e mia. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë," tha 57-vjeçari In Chanthul.

Dy udhëheqësit e lartë të Khmer të Kuq Nuon Chea dhe Khieu Samphan janë nxjerrë pra një gjykatë të Kombeve të Bashkuara.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Kamboxhian ka nxjerrë deri tani vetëm një vendim përfundimtar, dënimin me burgim të përjetshëm në vitin 2010 të Kaing Guek Eav, i njohur ndryshe si "Duch", shef i njësisë së torturave S-21 ku 14 mijë njerëz vdiqën në vitet 1970. Prokurorët janë në presionin e kohës për të siguruar që Duch të mos jetë i vetmi i dënuar.

Pothuajse çdo kamboxhian i mbijetuar ka humbur një pjesëtar të familjes gjatë regjimit të Khmer të Kuq.

Shumë njerëz tani mbështesin Dhomat e Jashtëzakonshme në një gjykatë të Kamboxhias, të cilat filluan punën në vitin 2006 pas një marrëveshjeje midis qeverisë kamboxhiane dhe Kombeve të Bashkuara për të shpejtuar procesin e gjykimit për ata që kanë më shumë përgjegjësi për vrasjet pasi dy prej ish-udhëheqësve të lartë të Kamboxhias janë në moshë të thyer. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China