PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
India ia del, hedh sondën në orbitën e Marsit
2014-09-26 15:40:18 CRI Komenti juaj Printoni

Misioni i Indisë me kosto të ulët hyri me sukses në orbitën e Marsit të mërkurën (24 shtator), duke kurorëzuar atë që kryeministri Narendra Modi tha se ishte "thuajse e pamundur" për të përfunduar udhëtimin e sondës që në përpjekjen e parë.

Ky mision e bën Indinë vendin e parë aziatik që arrin planetin Mars, pasi një përpjekje e Kinës dështoi të dilte nga orbita e Tokës në vitin 2011.

Misioni orbital i Marsit kushtoi 74 milionë dollarë, ose sa tre të katërtat që u deshën për xhirimin e filmit 'Gravity', të nderuar gjithashtu me një çmim Oscar.

Me një sondë përreth Marsit, India i bashkohet një grupi të vogël kombesh si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Europa, që më herët kanë dërguar sonda në orbitën e Marsit. Të tjerët kanë dështuar disa herë në përpjekjet e tyre fillestare.

Modi, i cili dukej mjaft nervoz në çastet e fundit, shpërtheu në duartrokitje së bashku me qindra shkencëtarë në Organizatën e Kërkimeve Hapësinore, kur sinjali i vonuar i komunikimit konfirmoi hyrjen e sondës në orbitën e Marsit.

"Sot është bërë histori. Ne guxuam të arrijmë një hapësirë të panjohur dhe kurorëzuam të pamundurën. I uroj të gjithë shkencëtarët si dhe të gjithë indianët në këtë rast historik," tha Modi.

Triumfi do të forcojë planin pesëvjeçar hapësinor të Indisë ku vetë kryeministri i sapozgjedhur Modi synon ta zgjerojë me infrastrukturë dhe teknologji.

Pasi përshkoi 666 milionë kilometra në një udhëtim mbi dhjetëmujor, sonda e quajtur Mangalyaan do të studiojë tani sipërfaqen e planetit të kuq dhe do të skanojë atmosferën e tij për ekzistencën e metanit kimik. Sonda nuk do të ulet në planetin Mars.

Sonda indiane do të jetë në shoqërinë e saj të NASA-s Maven, që hyri në orbitën e Marsit të dielën më 19 shtator me qëllim për të mbikëqyrur pjesën e sipërme të atmosferës. Misioni Maven kushtoi 671 milion, gati dhjetë herë më shumë se misioni me kosto të ulët i Indisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China