PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Misioni i suksesshëm europian Rosseta
2014-08-11 16:11:21 CRI Komenti juaj Printoni

Sonda europiane Rosetta u bë e para në histori hyri në orbitën e një komete, një hap i rëndësishëm i misionit të gjatë një dekadë, për të cilin shkencëtarët mendojnë se do të zbërthejë shumë sekrete të sistemit diellor.

Misoni Rosetta, i filloi nga Agjencia Europian e Hapësirës (ESA) në vitin 2004, do ta shoqërojë kometën 67P/Churyumov-Gerasimenko në udhëtimin e saj rreth diellit dhe do të ulet në të më vonë këtë vit, duke shënuar një manovër të paparë.

Shkencëtarët janë tani nën presion për të mësuar se si mund ta ulin Rosetta-n mbi në mënyrë të sigurtë brenda nëntorit.

Paolo Ferri është kreu i Departamentit të Veprimeve Satelitore të agjencisë me seli në qytezën gjermane Darmstadt në jug të Frankfurtit:

"Në këtë fazë gjëja e parë që kemi nevojë për të mësuar, është fuqia e gravitetit të mundshëm të kometës. Kjo do të na lejojë të jemi më të saktë rreth orbitës së saj. Së dyti ne duhet të përcaktojmë dinamikën e gazit dhe pluhurit në sipërfaqe si edhe gjithashtu të ndërtojmë relievin e detajuar të sipërfaqes. Në këto pak javë ne duhet të modelojmë kometën për të vendosur se ku do ta ulim sondën në nëntor dhe si të përcaktojmë trajektoren," tha Ferri.

Pasi ju afrua këtë vit kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko, sonda Rosetta fotografoi sipërfaqen e trupit qiellor. Ai i ngjan formës së një rose, i përbërë nga bashkimi i dy segmenteve.

Shkencëtarët besojnë se të dhënat që sonda do të grumbullojë nga kometa, do t'i lejojë të vështrojnë një lloj kapsule kohore astronomike që ka ruajtur për miliona vjet të dhëna rreth pamjes dhe përbërjes së botës kur është formuar sistemi ynë diellor.

Ndihmësi shkencor, profesor Mark McCaughrean:

"E pra sot është fundi i një udhëtimi dhjetëvjeçar në sistemin diellor. Ne kemi përshkuar Tokën dhe Marsin në përpjekje për të hyrë në orbitën e këtij objekti krejtësisht të veçantë, të cilin tani e dimë që është në atje - 67P / Churyumov-Gerasimenko – kometa më e egër që gjithsecili ka parë ndonjëherë," tha McCaughrean.

Sondës Rosetta iu deshën 10 vjet, pesë muaj dhe katër ditë për të arritur kometën, një shkëmb me madhësi 3 deri në 5 km i zbuluar në vitin 1969. Gjatë rrugëtimit, sonda përshkoi në mënyrë spirale diellin duke kaluar Tokën dhe Marsin, për t'iu përshtatur shpejtësisë dhe trajektores së kometës.

Për profesor Mark McCaughrean puna e vërtetë shkencore fillon tani:

"Sot është fillimi i misionit të vërtetë shkencor, sepse vetëm tani ne mund të kryejmë matje, ta analizojmë realisht kometën për të gjetur se çfarë fshihet në historinë e saj, ku ka qenë në sistemin diellor, nga se përbëhet, pra ne mund ta hapim një thesar për lindjen e sistemit diellor në vetvete, origjinën e ujit në planet dhe deri tek origjina e jetës," shton McCaughrean.

Misioni kreu disa hapa historikë; për shembull, kjo është hera e parë që një sondë hyn në orbitën e një komete, si dhe hera e parë që sonda ulet mbi trupin e kometës.

Për shkak të udhëtimit të gjatë dhe rrezatimit diellor, sonda Rosetta u vendos në gjendje gjumi për 31 muaj.  

Këtë vit sonda ka aftësi të limituar për të vepruar. Kometa vazhdon t'i drejtohet Sistemimit të Brendshëm Diellor me një shpejtësi prej 55,000 km në orë, dhe sa më afër që i shkon diellit aq më aktive bëhet, duke emetuare gaze që e bëjnë të vështirë për të parashikuar trajektoren e sondës Rosetta.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China