PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xiaomi zbulon smartphone-in përfaqësues Mi4
2014-07-23 16:54:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze Xiaomi zbuloi smartphone-in e saj përfaqësues Mi4, që synon të konkurrojë drejtpërdrejt tregun e produkteve të teknologjisë së lartë që dominohet nga Apple dhe Samsung Electronics.

Modeli Mi4 ka një ekran prej 5 inç 1080p dhe një procesor Qualcomm Inc Snapdragon 801 2.5 Ghz, tha shefi ekzekutiv Lei Jun gjatë prezantimit me një ceremoni elektrizuese këtë në Pekin.

Tërhoqi vëmendjen e publikut mbështjellja metalike e celularit e ngjashme me atë që Apple, ndërsa modeli Mi4 po prezantohej nga vetë Lei.

E themeluar në vitin 2010 nga Lei, kompania Xiaomi ka synuar të reduktojë kostot duke shmangur dyqanet luksoze dhe duke e bazuar shpërndarjen e aparatit nëpërmjet internetiti.

Xiaomi u bë prodhuesi i gjashtë më i madh i botës i smartphone-ve në tremujorin e parë të këtij viti, sipas kompanisë së statistikave Canalys, pasi i dyfishoi shitjet. Kompania ka tani një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

Duzina tofozësh të Xiaomi, u shfaqën me bluza të kuqe në vendin ku u zhvillua prezantimi dhe u mblodhën për të treguar mbështetjen e tyre.

"Unë shpresoj që Xiaomi të përparojë në botë. Me mbështetjen e tifozëve të saj, shpresoj që Xiaomi të përparojë në vendin e parë dhe të kthehet në markë klasi botëror," tha Li Ran.

"E kam ndjekur Xiaomi-në që prej tre vjetësh. Fillova të interesohem për të krejt rastësisht pasi isha duke ndërruar telefonin celular. Unë zbulova se celularët e Xiaomi kanë funksione të shumtë," tha 65-vjeçari Li Lianqi.

Xiaomi shiti 18.7 milionë smartphone në vitin 2013, ndërsa gjatë prezantimit të modelit të ri njoftoi objektivin e ri prej 60 milionësh në vitin 2014. Rivali tjetër kinez, Huawei Technologies ka njoftuar objektivin për shitjen e 80 milionë smartphone gjarë këtij viti.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China