PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Veprimtari diplomatike

1. Ndahen liderët e G8-s
Fotograf: Tian Ming (Zyra e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme të Kinës)
Vendi: Itali
Pas daljes në fotografi, pjesëmarrësit e samitit të G8-s në L'Aquila të Italisë do të ndahen. Me kalimin e kohës, edhe pse disa prej tyre janë larguar nga posti, kjo pamje ka mbetur e ngulitur në fotografi.

2. Shfaqja "Ndryshimi i maskave në fytyrë"
Fotograf: Huang Jingrui (diplomat në ambasadën kineze në Xhamajkë)
Vendi: Xhamajkë
Grupi artistik i qytetit Chongqing shkoi në Xhamajkë për të marrë pjesë në veprimtaritë kremtuese me titull "Festa e gëzueshme e Pranverës". Ministri i Jashtëm i Xhamajkës po ngre dorën për të prekur fytyrën e aktorit të operës të provincës Sichuan "Ndryshimi i maskave në fytyrë".

Pamjet e njerëzve
1.Pamja e qytetarëve egjiptianë Autori: Du Lei Vendi: Egjipt
Në vitin 2011 revolucione të papara shpërthyen në Lindjen e Mesme, prej të cilave nuk shpëtoi as Egjipti. Nga një anë trazirat, nga ana tjetër është ende jeta, dhe ku ka jetë, ka shpresë.
2. Kujdesi Autori: Shi Kaidi  Vendi: Bangladesh
Në shenjë të miqësisë kino-bangladeshase, ambasada e Kinës në Daka i dhuroi Qendrës së Miqësisë Kineze pajisje kompjuterike dhe mjete shkollore për fëmijët. Në fotografi pasqyrohen pamje nga ky dhurim.
Jeta e përditshme

1. Gara e buajve
Fotograf: Zhong Ruiming (diplomat në ambasadën e Kinës në Indonezi)
Vendi: Indonezi
Kur vjen stina e korrjeve, në Padang të provincës Sumatra të Indonezisë zhvillohet gara e buajve në arat me ujë.

2. Qyteti Brasov (çmimi i dytë)
Fotografe: Zhen Shuçin (diplomate në ambasadës e Kinës në Moldovë)
Vendi: Rumani
Qyteti Brasov është një ndër qytetet më të mëdha të Rumanisë, ku gjenden shumë pika të njohura turistike, si Kisha e Zezë e stilit gotik e shekullit të 14-të, parku natyror "Poiana" etj.

Raste të rëndësishme historike
1.Parakalimi Autori: Ma Zhaoxu Vendi: ShBA
2.Rreze të shenjta Autori: Huang Ping    Drejtori i Drejtorisë Konsullore  Vendi: Kolumbi
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China