"Serie A" shpall listën e ndeshjeve për pjesën e mbetur të sezonit

2020-06-02 11:45:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ekipet e "Serie A" do të luajnë dy ndeshje në javë për pjesën e mbetur të sezonit, pas rifillimit të kampionatit më 20 qershor.

Kanë mbetur edhe 12 javë nga "Serie A", që do të rinisë me katër ndeshje të shtyra, përfshirë "Inter"-"Sampdoria" më 21 qershor.

Java e parë e plotë do të jetë më 22 qershor me tre ndeshje, një prej të cilave mes "Juventusit" kryesues në fushën e "Bolonjës".

"Juventusi" do të presë "Lacion" e vendit të dytë më 20 korrik, që mund të jetë një ndeshje vendimtare për titullin. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore