"Lajpcigu" humbet mundësinë për t'u ngjitur në vendin e dytë në "Bundesligë"

2020-05-28 11:49:19 CRI Komenti juaj Printoni

Në "Bundesligën" gjermane, "Lajpcigu" humbi të mërkurën një mundësi për të zënë vendin e dytë, pas barazimit 2-2 me "Hertën" e Berlinit.

"Lajpcigu" përmbysi rezultatin, duke udhëhequr 2-1 falë golit të Patrik Schick-ut në pjesën e dytë.

Sidoqoftë, një 11-metërsh në minutën e 82-të për "Hertën" i hoqi "Lajpcigut" mundësinë për fitoren e tre pikëve dhe për t'u ngjitur kështu në vendin e dytë, duke kaluar "Borusian" e Dortmundit. Tani "Lajpcigu" është nëntë pikë larg kryesuesve të "Bajernit" të Mynihut, dhe shpresat e tij për të fituar titullin kampion janë shuar .

Mrekulli
Lajmet Kryesore