"Reali", "Bajerni" dhe "Interi" do të zhvillojnë Kupën e Solidaritetit Evropian

2020-05-20 15:30:40 CRI Komenti juaj Printoni

"Reali" i Madridit, "Bajerni" i Mynihut dhe "Interi" i Milanit do të luajnë tre ndeshje miqësore me njëri-tjetrin vitin e ardhshëm, për të mbledhur para për objektet mjekësore në Itali dhe Spanjë.

Mijëra punonjës mjekësorë do të marrin bileta për të ndjekur veprimtarinë e quajtur "Kupa e Solidaritetit Evropian", për punën e tyre në përballimin e koronavirusit.

Datat e ndeshjeve do të përcaktohen kur të bëhet i qartë kalendari për vitin 2021 dhe tifozët të lejohen të kthehen në stadiume.

Mrekulli
Lajmet Kryesore