"Premier Liga" miraton planet për të rifilluar stërvitjen

2020-05-19 11:01:34 CRI Komenti juaj Printoni

Klubet e "Premier Ligës" angleze kanë miratuar planet për të rifilluar stërvitjen në grupe të vogla nga e marta, si pjesë e Projektit të Rinisjes.

Lojtarët duhet të praktikojnë distancimin shoqëror në çdo kohë, ndërsa stërvitja me kontakt nuk do të lejohet në këtë fazë.

Sulmuesi i "Manchester City"-t Raheem Sterling thotë se lojtarëve u duhet stërvitje e plotë për të paktën një muaj para rifillimit.

Sterling gjithashtu vuri në dukje se shpreson që "Premier Liga" të rinisë më 12 qershor, por duhet miratimi i qeverisë.

Gjatë dy ditëve të fundit është bërë testimi për koronavirus në klubet kryesore dhe do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së stërvitjes dhe rifillimit në ndeshjeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore