Presidenti: "La Liga" mund të rinisë më 12 qershor

2020-05-12 10:45:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i "La Ligës" Javier Tebas thotë se shpreson që kampionati spanjoll i futbollit të rifillojë pas një muaji:

"Unë do të doja (që data e rinisjes) të ishte 12 qershori, por duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo varet nga shumë faktorë, të tillë si rritja e mundshme e infeksioneve, faktorë që nuk varen nga futbolli, por nga shoqëria spanjolle. Ne duhet të jemi të përqendruar në zbatimin e masave shëndetësore. Virusi është ende këtu. Ka më pak infeksione, por ende është këtu".

Dy kategoritë kryesore të futbollit spanjoll raportuan të dielën se analizat e pesë lojtarëve për virusin kishin dalë pozitive.

Tebasi parashikon se do të ketë 25 - 30 raste pozitive teksa testimi vazhdon, por këmbëngul që nuk do të ketë rritje të rrezikut që lojtarët të infektohen pasi të fillojnë ndeshjet.

Ai konfirmoi gjithashtu se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe tha se liga po kërkon të gjejë mënyra për t'u dhënë atmosferë stadiumeve.

Shumë ekipe, përfshirë "Barcelonën" dhe "Realin" e Madridit, kanë filluar stërvitjet individuale, hapi i dytë në protokollin me katër faza të ligës për rinisjen. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore