Dybala i "Juventusit" shërohet nga COVID-19

2020-05-07 10:42:17 CRI Komenti juaj Printoni

"Juventusi" ka njoftuar se sulmuesi i tij argjentinas Paulo Dybala është shëruar nga koronavirusi.

Klubi italian thotë se dy analizat e fundit të Dybala-së për COVID-19 dolën negative.

Javën e kaluar u raportua se analizat e Dybala-së për sëmundjen dolën përsëri pozitive, pas disa javësh testimesh.

Futbollisti i "Juventusit" tha se ishte i përqendruar në stërvitje gjatë izolimit në shtëpi, pavarësisht se kishte COVID-19.

"Juventusi" dhe shumica e klubeve të tjera të "Serie A" kanë rinisur stërvitjet individuale këtë javë, përpara se të fillojnë sërish stërvitjet ekipore më 18 maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore