Beckham-i do të luajë me tifozët kundër koronavirusit

2020-04-23 11:22:22 CRI Komenti juaj Printoni

David Beckham-i po u jep tifozëve të futbollit një mundësi për të luajtur kundër tij në një ndeshje me nga pesë veta, për të mbledhur fonde kundër koronavirusit të ri.

Tifozët mund të bëjnë një ofertë për të sfiduar ish-kapitenin anglez dhe të gjitha fondet e mbledhura do të përdoren për të prekurit nga COVID-19.

"Me familjen time 'Inter' të Majemit dua t'ju ofroj mundësinë për një përvojë unike. Ju dhe katër miqtë tuaj do të luani kundër ekipit tim me nga pesë veta në një mjedis të ri e të bukur trajnimi pranë ekipit 'Inter' i Majemit. Do të doja që ish-klubet e mi 'Manchester United', 'Real' i Madridit dhe 'Paris Saint-Germain' të bashkohen me mua dhe të përpiqemi bashkë për lehtësimin e epidemisë," tha Beckham-i.

Fituesi gjithashtu do të drekojë me Beckham-in dhe të shikojë një ndeshje të 'Interit' të Majemit në stadiumin e ri të ekipit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore