Ylli i futbollit kinez për femra do të ribashkohet me skuadrën pas hapjes së Wuhan-it

2020-04-09 11:12:24 CRI Komenti juaj Printoni

Futbollistja kineze Wang Shuang do të ribashkohet me ekipin kombëtar pas heqjes së bllokimit të Wuhan-it.

Wang, së bashku me dy anëtare të tjera të ekipit, qëndroi e mbyllur në qytet që nga fundi i janarit, pasi shpërtheu koronavirusi.

28-vjeçarja do të niset për në Suzhou, ku skuadra kineze e femrave po stërvitet.

Wang nuk luajti në ndeshjet në grupe të kualifikimit olimpik në shkurt.

Kina do të përballet me Korenë e Jugut në qershor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore