Klubet e "Serie A" bien dakord për uljen 33 për qind të pagave gjatë epidemisë

2020-04-07 19:02:19 CRI Komenti juaj Printoni

 

Klubet e kampionatit italian të futbollit "Serie A" kanë rënë dakord të bëjnë një ulje prej 33 për qind të pagave të lojtarëve dhe trajnerëve, për të ndihmuar në uljen e humbjeve gjatë pandemisë.

Drejtuesit e "Serie A" thonë se pezullimi i ndeshjeve e ka lënë futbollin italian në një situatë "shumë të vështirë" dhe se masa është e nevojshme për të mbrojtur të ardhmen e kampionatit.

Kampioni në fuqi, "Juventusi", arriti një marrëveshje të veçantë me lojtarët e vet për uljen e pagave.

Mrekulli
Lajmet Kryesore