Pagat e lojtarëve të "Barcelonës" do të ulen 70%

2020-03-31 10:48:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

Lojtarët e ekipit të parë të "Barcelonës" ranë dakord për një ulje prej 70 % të rrogave të tyre, për të garantuar pagat e plota të punonjësve të tjerë të klubit.

"La Liga" spanjolle është pezulluar si pasojë e koronavirusit.

Superylli i "Barcelonës" Lionel Messi e publikoi lajmin në një postim në "Instagram", duke hedhur poshtë kritikat që lojtarët kanë qenë të ngadaltë në reagimin ndaj krizës.

Ai tha se lojtarët janë gjithmonë të hapur për pakësimin e pagesave si rrjedhim i pandemisë së koronavirusit, por duhet kohë për detajet.

Ndërkohë, edhe Critiano Ronaldo dhe shokët e tij te "Juventusi" kanë rënë dakord të heqin dorë nga 100 milionë dollarë në pagat e tyre, për ta ndihmuar klubin gjatë krizës së koronavirusit.

Edhe klubet gjemane "Bajern" i Mynihut dhe "Borusia" e Dortmundit kanë pranuar uljen e pagave. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore