Yjet e sportit dhurojnë për luftën kundër koronavirusit

2020-03-26 10:49:18 CRI Komenti juaj Printoni

Lojtarët dhe drejtuesit e klubit gjerman "Bajern" i Mynihut kanë rënë dakord për një ulje të përkohshme të pagave gjatë pandemisë së koronavirusit.

Edhe lojtarët e "Borusias" së Dortmundit kanë pranuar të heqin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të lehtësuar barrën financiare të klubit.

Ndërkohë, sulmuesi i "Bajernit" Robert Lewandowski, me gruan e tij Anna, tashmë kanë dhuruar mbi një milion dollarë në luftën kundër koronavirusit.

Ylli i "Barcelonës" Lionel Messi, trajneri i "Manchester City"-t Pep Guardiola dhe legjenda e tenisit zviceran Roger Federer kanë dhënë gjithashtu kontribute, duke dhuruar mbi një milion dollarë secili. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore