FIFA vendos të shtyjë Kupën Botërore të Klubeve

2020-03-19 10:41:55 CRI Komenti juaj Printoni

FIFA ka marrë vendim që të shtyjë edicionin e parë të Kupës Botërore të Klubeve të reformuar, e cila parashikohej që të organizohej në Kinë verën e ardhshme.

FIFA synon që të krijojë hapësirë për turnetë e "Euro 2020" dhe "Copa America", të cilat janë shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organi drejtues i futbollit botëror tha se do të bëjë diskutime me qeveritë kineze dhe Shoqatën Kineze të Futbollit për të vendosur kur do të organizohet ky turne.

Kupa Botërore e Klubeve, me 24 ekipe, do të jetë më e madhja deri tani. Ajo do të zhvillohet në 8 qytete kineze dhe do të përfshijë tetë ekipe nga Evropa dhe 6 nga Amerika e Jugut.

Në të kaluarën, vetëm 7 ekipe merrnin pjesë në këtë turne.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore