Futboll, hidhet shorti për Ligën e Kombeve

2020-03-04 11:11:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në kryeqytetin holandez Amsterdam është hedhur shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Franca dhe Kroacia do të përballen përsëri, ashtu si në finalen e Kupës së Botës, pasi shorti i ka vendosur që të dyja në Grupin 3 të Ligës A, së bashku me kampionët në fuqi Portugalinë dhe Suedinë.

Trajneri i Francës Didier Deschamps thotë:

"Që nga momenti që je në grupin më të mirë, ke vetëm kundërshtarë cilësorë. Kjo veprimtari është krijuar gjithashtu për të zëvendësuar miqësoret. Kështu, ne do të kemi mundësinë për të luajtur lojëra të bukura. Mendoj se është mirë për të gjithë, edhe për lojtarët. Ata qëndrojnë të përqendruar".

Gjermania ka një detyrë të vështirë në Grupin 4, ku do të ndeshen me Spanjën, Zvicrën dhe Ukrainën.

Anglia do të përballet me Islandën në Grupin 2, ku marrin pjesë edhe Belgjika dhe Danimarka.

Italia është në grup me Poloninë, Bosnjën dhe Holandën.

Turneu do të luhet nga shtatori deri në nëntor, ndërsa finalja në qershor të vitit të ardhshëm

Mrekulli
Lajmet Kryesore