Ministri japonez i shëndetësisë: Shumë herët për të folur për anulimin e Lojërave Olimpike

2020-02-26 11:05:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ministri japonez i shëndetësisë Katsunobu Kato thotë se është ende herët për të folur lidhur me anulimin e Lojërave Olimpike Verore të Tokios për shkak të epidemisë së koronavirusit.

"Ju përmendët Olimpiadën e Tokios, por ne po flasim për të tashmen. Olimpiada e Tokios është në korrik, kështu që tani nuk është koha për të thënë këtë ose atë në lidhje me situatën. Politika themelore është kërkesa për veprim të menjëhershëm, në momentin e tanishëm," theksoi ai.

Ndërsa nuk ka plane për të anuluar ose shtyrë Olimpiadën e Tokios, anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Dick Pound, thotë se ai beson që vendimi duhet të merret tre muaj përpara ceremonisë së hapjes.

Ndërkohë, organizatorët grekë të ceremonisë së ndriçimit të flakës olimpike thonë se i kanë marrë masat për t'u përgatitur për çdo problem shëndetësor që mund të lindë.

Flaka olimpike do të ndizet në Olimpian e Lashtë më 12 mars dhe do të shkojë për një stafetë tetëditore në mbarë vendin përpara se t'u dorëzohet organizatorëve të Olimpiadës së Tokios në Athinë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore