Kupa e Italisë, Ronaldo e shpëton "Juventusin" nga humbja në Milano

2020-02-14 12:17:32 CRI Komenti juaj Printoni

Cristiano Ronaldo shënoi një gol në fund të lojës, duke i dhënë "Juventusit" barazimin 1-1 me "Milanin" në ndeshjen e parë gjysmëfinale të tyre për Kupën e Italisë.

Kishte një interes të madh, pasi ishte hera e parë që Zlatan Ibrahimoviçi dhe Ronaldo përballeshin me njëri-tjetrin që nga viti 2015, kur "Paris Saint-Germain" u ndesh me "Realin" e Madridit.

Gati 73 mijë shikues ishin ishin të pranishëm në "San Siro", një rekord për një gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sidoqoftë, "Milani" do të jetë pa Ibrahimoviçin në ndeshjen e kthimit më 4 mars, për shkak pezullimi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore