Epidemia, kampionet olimpike kineze bëhen trajnere fitnesi në internet

2020-02-12 14:25:46 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet sportive të Shangait kanë nisur një program në internet, në të cilin sportistet fituese të medaljeve të arta olimpike shfaqin ushtrime fitnesi në shtëpi.

Që nga e hëna, videot e shkurtra të ish-kampiones olimpike të lundrimit Xu Lijia dhe ish-kampiones olimpike të patinazhit në pistë të shkurtër Yang Yang janë shfaqur në llogarinë e WeChat-it të Administratës së Sporteve të Shangait.

Kampionë të tjerë olimpikë, duke përfshirë zhytësen Wu Minxia, do të angazhohen në më shumë programe për lloje të ndryshme ushtrimesh.

Administrata thotë se udhëzuesit e ushtrimeve kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit të stërviten rregullisht në shtëpi, ndërsa ka shpërthyer epidemia e koronavirusit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore