Skiatorët kinezë sfidojnë bashkëmoshatarët e tyre finlandezë

2020-01-22 16:42:45 CRI Komenti juaj Printoni

Skiatorët e rinj kinezë, që nisën trajnimin mbi 1 vit më parë në Finlandë, pritet të performojnë së shpejti kundër bashkëmoshatarëve të tyre finlandezë, raportoi të martën transmetuesi kombëtar finlandez "Yle".

Trajneri finlandez Mika Kojonkoski, që nisi të trajnojë një grup skiatorësh kinezë në nëntor 2018, tha për Yle se të rinjtë kinezë kanë arritur nivelin e sportistëve të rinj finlandezë.

Aktualisht janë 26 skiatorë kinezë që trajnohen në Kuopio, në lindjen të Finlandës.

Me vetëm 14 muaj trajnim, të rinjtë kinezë të moshës 14-18 vjeçare kanë bërë përparim të paimagjinueshëm, edhe pse nuk kishin asnjë përvojë nga sporti i skisë, madje disa prej tyre as nuk kishin parë dëborë përpara mbërritjes në Finlandë, tha Kojonkoski.

Kojonkoski i atribuuoi këtë përparim punës së palodhur dhe qasjes pozitive të të rinjve kinezë.

Ai tha se skiatorët e rinj nga Kina u stërvitën më shumë se të rinjtë nga Finlanda. Ata zakonisht u stërvitën mbi 30 orë në javë.

Kur nënshkroi kontratën e punës me Kinën në shtatorin e vitit 2018, Kojonkoski tha se ka mundësi që skiatorët kinezë të fitojnë çmime të shumta në Olimpiadën Dimërore të Pekinit të vitit 2022.

Mrekulli
Lajmet Kryesore