Tenistet kineze e nisin mirë Turneun e Hapur të Australisë

2020-01-21 17:37:15 CRI Komenti juaj Printoni

 

Tenistet kineze patën një paraqitje të mirë në ditën e parë të Turneut të Hapur të Australisë në tenis.

Zhang Shuai përmbysi rezultatin, duke fituar me ish-kampionen e Turneut të Hapur të ShBA-së Sloane Stephens 2-6, 7-5, 6-2.

"Fitorja e sotme është dhurata më e mirë për mua deri më tani këtë vit. Nuk doja të eliminohesha kaq herët. I vlerësoj vërtet tifozët. Inkurajimi i tyre ishte forca nxitëse për këtë fitore me përmbysje rezultati. Ata nuk hoqën dorë nga unë, ashtu si unë nuk hoqa dorë nga asnjë pikë e vetme. Jam shumë e lumtur që fitova," u shpreh Zhang Shuai.

Në një ndeshje tjetër interesante po me tre sete, Zhu Lin gjithashtu përmbysi disavantazhin, duke mposhtur Viktorija Golubiçin 4-6, 6-1, 7-6.

Kurse tenistja tjetër kineze Zheng Saisai e pati më të lehtë fitoren ndaj Anna Kalinskayas 6-3, 6-2.

Zheng do të përballet në raundin e dytë me fituesen e vjetshme të Turneut të Hapur të Australisë, Naomi Osaka.

Ndërsa ndeshjet e dy tenisteve të tjera kineze Wang Yafan dhe Wang Qiang u anuluan për shkak të shiut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore