Not, Liu Xiang-u thyen rekordin aziatik në 50 metra për femra

2020-01-20 17:42:02 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina mori katër medalje të tjera ari në ditën e dytë të Serisë së Kampionëve të FINA-s në Pekin.

Në stilin e lirë 50 metra për femra, Liu Xiang-u shënoi kohën 24.03 sekonda, duke thyer përsëri rekordin aziatik në turne.

"Unë nuk e prisja të thyeja rekordin aziatik, sepse ne nuk kemi bërë stërvitje sistematike. Koha ime është pothuajse 0.5 sekonda më e shpejtë nga sa e prisja," u shpreh ajo.

Ekipi i Kinës gjithashtu mori dy medalje ari në 100 metra dhe 200 metra stil i lirë për femra.

Për meshkuj, kampioni olimpik Sun Yang mbizotëroi në stilin e lirë 400 metra:

"Ky rezultat në këtë fazë të sezonit dëshmoi se stërvitja ime ishte e qëndrueshme. Sot u ndjeva shumë mirë, shumë i kënaqur, veçanërisht duke marrë parasysh që vija pas një gare të ashpër dje."

Ndërkohë, notarët japonezë fituan në garat e 200 metrave stil bretkosë dhe stil shpinë për meshkuj.

Matthew Temple nga Australia mori medaljen e artë në stil flutur 100 metra për meshkuj, ndërsa notari amerikan Michael Andrew në 50 metra stil shpinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore