"Reali" i Madridit fiton Superkupën Spanjolle pas triumfit në derbin me "Atletikon"

2020-01-13 17:07:31 CRI Komenti juaj Printoni

Në futbollin evropian, "Reali" i Madridit mundi ekipin rival të të njëjtit qytet, "Atletikon" e Madridit, me 11-metërsha, duke fituar edicionin e parë të Superkupës Spanjolle me "pamje të re" në Arabinë Saudite.

"Reali" fitoi 4-1 në gjuajtjet nga pika e bardhë, pasi finalja përfundoi në barazim pa gola edhe pas kohës shtesë.

Kapiteni Sergio Ramos shënoi në goditjen e fundit, duke vulosur fitoren e "të bardhëve", pasi portieri i tyre Thibaut Courtois kishte pritur më parë dy goditje të kundërshtarëve.

Në "Premier Ligën" angleze, "Manchester City" mposhti "Aston Vilën" 6-1, duke zënë vendin e dytë në tabelë.

Sergio Aguero vendosi një rekord pas shënimit të tregolëshit të vet të 12-të, duke u bërë lojtari i huaj që ka shënuar më shumë në "Premier Ligë", gjithsej 177 gola.

Me gjithë fitoren, "City" është ende 14 pikë pas "Liverpulit" kryesues, i cili gjithashtu ka një ndeshje më pak.

Në Itali, "Juventusi" mundi "Romën" 2-1, duke kapërcyer "Interin" e Milanos dhe duke u ngjitur në majë të "Serisë A".

Në Francë, "Paris Saint Germain" arriti një barazim 3-3 me "Monakon". (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore