Wushu-ja do të debutojë në olimpiadën rinore 2022

2020-01-10 15:50:09 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka konfirmuar se wushu-ja do të debutojë në Lojërat Olimpike Rinore të Dakarit 2022.

Kjo është hera e parë që wushu-ja do të përfshihet zyrtarisht në një veprimtari olimpike.

Fituesja e medaljes së artë në taichi në Kampionatin Botëror të Wushu-së, Liang Biying, thotë se është një lajm i shkëlqyer për sportistët kinezë të wushu-së:

"Ne të gjithë u entuziazmuam shumë kur dëgjuam këtë lajm. Sportistët tanë të rinj më në fund do të kenë një mundësi të përfaqësojnë Kinën në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare. Shpresoj që në të ardhmen wushu-ja do të hyjë në Lojërat Olimpike Verore dhe unë do të marr pjesë në to."

Wushu-ja, e njohur gjerësisht si kungfuja kineze, do të përfshijë dy disiplina për meshkuj dhe dy për femra në Dakar 2022.

Lojërat e 4-ta Olimpike Rinore, veprimtaria e parë olimpike në kontinentin afrikan, do të nisin në Dakar të Senegalit më 22 tetor dhe do të zhvillohen përgjatë gjithë muajit nëntor 2022.

Mrekulli
Lajmet Kryesore