Tenis: Kupa e ATP-së, Nadali e Xhokoviçi arrijnë fitore

2020-01-09 17:36:41 CRI Komenti juaj Printoni

Numri një i botës në tenis, Rafael Nadal, siguroi vendin e Spanjës në çerekfinalen e Kupës së ATP-së, si fituese e Grupit B, duke mposhtur Japoninë 3-0.

Nadali fitoi me vështirësi me Yoshihito Nishioka-n 7-6, 6-4.

Spanjolli mori gjithashtu një një lajm të mirë jashtë fushe, pasi fitoi Çmimin e Shpirtit Sportiv "Stefan Edberg".

"Do të thotë shumë. Sinqerisht, sigurisht që të fitosh ndeshje, të fitosh tituj, është e rëndësishme, por siç e thashë, gjatë gjithë karrierës time, kur njerëzit ose shtypi ndonjëherë më pyesin se si dëshiroj të kujtohem si tenist, unë them se dua të kujtohem si një njeri i mirë, më shumë sesa një tenist i mirë," u shpreh 33-vjeçari.

Ndërkohë, rivali i vjetër i Nadalit, Novak Xhokoviç, pati një ndeshje të lehtë, duke fituar me Cristian Garinin 6-3, 6-3 dhe duke e ndihmuar Serbinë të mposhtte Kilin 2-1.

Mrekulli
Lajmet Kryesore